Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:
DREJTOR I ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:
- Zyra Vendore Arsimore Sarandë.
- Zyra Vendore Arsimore Tepelenë-Memaliaj.
- Zyra Vendore Arsimore Kucovë.
- Zyra Vendore Arsimore Belsh.
- Zyra Vendore Arsimore Rrogozhinë.
- Zyra Vendore Arsimore Durrës.
- Zyra Vendore Arsimore Kamzë.
- Zyra Vendore Arsimore Dibër.
- Zyra Vendore Arsimore Bulqizë.
- Zyra Vendore Arsimore Tropojë.
- Zyra Vendore Arsimore Kukës.
- Zyra Vendore Arsimore Has.
- Zyra Vendore Arsimore Kurbin.
- Zyra Vendore Arsimore Malsi e Madhe
- Zyra Vendore Arsimore Divjakë
- Zyra Vendore Arsimore Korçë-Pustec
- Zyra Vendore Arsimore Patos
- Zyra Vendore Arsimore Cërrik
- Zyra Vendore Arsimore Peqin
- Zyra Vendore Arsimore ShijakTë interesuarit duhet të aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm:https://docs.google.com/forms/d/1XzDrMJtQXv9-uN5H5Va1USkMAlfBy38-c9S4TYb7OcY/edit
duke ngarkuar të scanuar nga origjinali të gjithë dokumentacionin e kërkuar më sipër, brenda datës 15.11.2019.
Një kopje e njehsuar me origjinalin e dokumentacionit të ngarkuar online, duhet të paraqitet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës 15.11.2019 në zarf të mbyllur, në adresën (Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.
Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit i gjeni në linkun: SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Recent Comments