Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

DREJTOR  I  ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:

  1. Zyra Vendore Arsimore Tropojë.
  2. Zyra Vendore Arsimore Kukës.
  3. Zyra Vendore Arsimore Has.
  4. Zyra Vendore Arsimore Kurbin.
  5. Zyra Vendore Arsimore Malsi e Madhe
  6. Të  interesuarit  duhet  të  aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm:https://docs.google.com/forms/d/1XzDrMJtQXv9-uN5H5Va1USkMAlfBy38-c9S4TYb7OcY/editduke ngarkuar të scanuar nga origjinali të gjithë dokumentacionin e kërkuar më sipër, brenda datës 15.11.2019.Një kopje e njehsuar me origjinalin e  dokumentacionit të ngarkuar onlineduhet  të  paraqitet,  pranë  Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës  15.11.2019  në zarf të mbyllur, në adresën (Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit i gjeni në linkun: SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE