NJOFTIM
PËR
SHPALLJEN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË KANDIDATËVE QË FITOJNË TË DREJTËN PËR TË MARRË PJESË NË TESTIMIN E INFORMATIZUAR PËR PORTALIN “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2023.
Mbështetur në Udhëzimin nr. 12, datë 10.06.2021, “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimit e portalit “Mësues për Shqipërinë”, neni 4, pika 3/c,
DRAP Lezhë, pas shqyrtimit të ankesave të kandidatëve publikon listat përfundimtare të kandidatëve që fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në testimin e informatizuar si edhe të kandidatëve të skualifikuar për mosplotësimin e kritereve të përcaktuara.
Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë”, 2023 për të marrë pjesë në testimin e informatizuar, të kontrollojnë emrin e tyre në listë sipas numrit të ID së sistemit. Gjithashtu ju bëjmë me dije se për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për të ruajtur pikët e testit si edhe të gjithë kandidatët që kanë kërkuar vlerësimin e dosjes, listat me vlerësimet përkatëse do të shpallen në datën 13.07.2023. Datat dhe oraret e testimit të informatizuar do të publikohen faqen zyrtare të QSHA. http://qsha.gov.al/
Faleminderit