Në vijim të procedurave të konkurrimit për Shërbimin Psiko-Social (SHPS), njoftohen të gjithë kandidatët e kualifikuar se data dhe ora e zhvillimit të testimit me shkrim kanë ndryshuar.
Testimi me shkrim do të zhvillohet:
Data: 06.07.2026
Ora e testimit: 12:00
Vendi: Shkolla 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti”, Lezhë.
Kandidatët duhet të paraqiten pranë mjediseve të shkollës në orën 11:30, për kryerjen e procedurave të identifikimit.
Çdo kandidat duhet të jetë i pajisur me një dokument identifikimi të vlefshëm (kartë identiteti ose pasaportë), i cili do të paraqitet përpara fillimit të testimit.