NJOFTIM 

PËR SHPALLJEN E LISTËS PARAPRAKE TË KANDIDATËVE QË FITOJNË TË DREJTËN PËR TESTIMIN E INFORMATIZUAR NË PORTALIN “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2023

Mbështetur në Udhëzimin nr. 12, datë 10.06.2021, “Për procedurat e pranimit e të emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar dhe për administrimit e portalit “Mësues për Shqipërinë”,

DRAP Lezhë / DPAP pas shqyrtimit të kritereve të ligjshmërisë së dosjeve të ngarkuara në sistemin online të portalit “Mësuesi për Shqipërinë”, publikon listat PARAPRAKE të kandidatëve që fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në testimin si edhe të kandidatëve të skualifikuar për mosplotësimin e kritereve përkatëse.

Njoftohen të gjithë kandidatët që kanë aplikuar në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2023, të kontrollojnë emrin e tyre në listat bashkëngjitur përmes numrit të ID së mësuesit në sistem.

Kandidatët që kërkojnë të ankimojnë vendimin e KVD mund të dërgojnë ankesën e tyre përmes postës elektronike (e-mail-it), në adresën: draplezhe@arsimi.gov.al brenda datës 24.06.2023. Në këtë email të specifikohet arsyeja e ankimimit, mbështetur në sqarimin e dhënë në listën e të skualifikuarve.

Ankesat e dërguara pas datës 24.06.2023, nuk do të merren parasysh dhe nuk do të trajtohen.

Ju faleminderit!

Lista paraprake DRAP Lezhe Kualifikuarit

Lista paraprake DRAP Lezhe Skualifikimet

Lista paraprake DRAP Lezhe në proces