NJOFTIM PËR FILLIMIN E PROCEDURAVE TË KONKURRIMIT “MËSUES PËR SHQIPËRINË” 2024. | Arsimi Parauniversitar

 

Në zbatim të ligjit nr. 69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të udhëzimit nr. 8, datë 03.05.2024, “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, të ndryshuar, të udhëzimit nr. 9, datë 03.05.2024 “Për organizimin e testimit të informatizuar të kandidatëve për t’u punësuar në institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar”, të shkresës së MAS  nr. 4072 prot., datë 25.06.2024 “Për realizimin e procedurave të konkurrimit të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” 2024”, njoftojmë shpalljen e procedurave  të konkurrimit “Mësues për Shqipërinë” 2024.
1. Drejtoritë Rajonale të Arsimit Parauniveristar (DRAP) dhe Zyrat Vendore të Arsimit Parauniversitar (ZVAP) të publikojnë në faqen e tyre zyrtare, në stendat e njoftimeve publike si dhe në rrjetet e tyre sociale shpalljen për konkurrim “Mësues për Shqipërinë” 2024, brenda datës 04.07 2024.
2. Regjistrimi i kandidatëve “Mësues për Shqipërinë” 2024, përfshirë parashkollorin bëhet në e-albania në shërbimin “Aplikim për konkurrim për punësim si mësues”.
3. Afati për aplikim është nga data 04.07.2024 deri në datën 19.07.2024, ora 24:00 (15 ditë)
Bashkëlidhur keni njoftimin për fillimin e procedurave të konkurrimit “Mësues për Shqipërinë 2024” me detaje rreth procedurës dhe dokumentacionin e kërkuar për t’u ngarkuar online në e-albania.