Në mbështetje të Kreut I, të pikës 8, të Udhëzimit nr. 8, datë 3.5.2024, “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë” të ndryshuar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë shpall procedurat e konkurrimit për Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2026. (Njoftimi për mësuesit). Në vëmendje të kandidatëve të Portalit “ Mësues për Shqipërine” 2026. Për pikën (c) , të listës së dokumentacionit të dosjes të cilat janë të detyrueshëm për t’u ngarkuar on-line, konkretisht : c)Vërtetim për vijimësinë në punë për kandidatët të cilët nuk i kanë të shkëputura marrëdhëniet e punës. (Ky vërtetim do të jetë me shkresë zyrtare, të cilën do ta merrni në ZVAP ku jeni të punësuar dhe do të ngarkohet me pjesën tjetër të dokumentacionit sipas njoftimit në publikim.)
by oltionprendi | Jun 1, 2026 | Njoftime, Portali
Recent Comments