Në mbështetje të nenit 55 të Ligjit nr. 69/2012, datë 21.06.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe të Udhëzimit nr. 22, datë 13.11.2023, “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave të emërimit, pezullimit dhe shkarkimit të drejtorit dhe nëndrejtorit të institucionit publik arsimor parauniversitar”, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë shpall procedurat e konkurrimit për pozicionin e drejtorit të institucionit publik arsimor parauniversitar në institucionet arsimore në varësi të saj.Afatet dhe fazat e konkurrimit janë të përcaktuara në Urdhrin e DRAP nr. 11, datë 13.01.2026, i cili është pjesë përbërëse e kësaj shpalljeje. Suksese ! DRAP Lezhë
by oltionprendi | Jan 13, 2026 | Njoftime, Urdhëra
Recent Comments