Në mbështetje të nenit 18 të ligjit Nr.90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, pikës 3 të nenit 25 të ligjit Nr.69/2012 “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.99, datë 27.2.2019 “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar” dhe Urdhrin e Ministrit të MASR Nr.234, datë 19.04.2019 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrave Vendore të Arsimit Parauniveristar”, Urdhrin e Ministrit të MASR Nr. 454, datë 13.09.2019 “Rregullore për procedurat e konkurimit për pranimin dhe lirimin nga detyra të nëpunësve të DRAP-së në të gjithë nivelet e organizimit të saj”, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

DREJTOR  I  ZYRËS VENDORE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR (ZVAP) NË:

  1. Zyra Vendore Arsimore Sarandë.
  2. Zyra Vendore Arsimore Tepelenë-Memaliaj.
  3. Zyra Vendore Arsimore Kucovë.
  4. Zyra Vendore Arsimore Belsh.
  5. Zyra Vendore Arsimore Rrogozhinë.
  6. Zyra Vendore Arsimore Durrës.
  7. Zyra Vendore Arsimore Kamzë.
  8. Zyra Vendore Arsimore Dibër.
  9. Zyra Vendore Arsimore Bulqizë.
  10. Zyra Vendore Arsimore Tropojë.
  11. Zyra Vendore Arsimore Kukës.
  12. Zyra Vendore Arsimore Has.
  13. Zyra Vendore Arsimore Kurbin.
  14. Zyra Vendore Arsimore Malsi e Madhe
  15. Zyra Vendore Arsimore Divjakë
  16. Zyra Vendore Arsimore Korçë-Pustec
  17. Zyra Vendore Arsimore Patos
  18. Zyra Vendore Arsimore Cërrik
  19. Zyra Vendore Arsimore Peqin
  20. Zyra Vendore Arsimore ShijakTë  interesuarit  duhet  të  aplikojnë online, në linkun e mëposhtëm:https://docs.google.com/forms/d/1XzDrMJtQXv9-uN5H5Va1USkMAlfBy38-c9S4TYb7OcY/edit

    duke ngarkuar të scanuar nga origjinali të gjithë dokumentacionin e kërkuar më sipër, brenda datës 15.11.2019.

    Një kopje e njehsuar me origjinalin e  dokumentacionit të ngarkuar onlineduhet  të  paraqitet,  pranë  Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, brenda datës  15.11.2019  në zarf të mbyllur, në adresën (Rruga “Aleksandër Moisiu”, përballë IKV, Tiranë) i cili protokollohet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar.

    Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit i gjeni në linkun: SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE